EMRI & FOTO/ Berat, “roja” i pyllit masakroi 197 ha, kallëzohet penalisht

EMRI & FOTO/ Berat, “roja” i pyllit masakroi 197 ha, kallëzohet penalisht

191
0
Shares

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve çon për ndjekje penale kreun e inspektoratit dega rajonale Berat, Altin Kazazi me akuzën për shpërdorim të detyrës. Vendimi është marrë pas një inspektimi të hollësishëm në terren ku janë konstatuar nga afër shkeljet ligjore si dhe pas verifikimit të dokumentacionit. Grupi i punës ka konstatuar se mosveprimet e të akuzuarit kanë sjellë një dëm të konsiderueshëm në një sipërfaqe prej 197 ha në fondin pyjor.

Nga inspektimi rezulton se nuk është bërë vlerësimi i subjekteve që ushtrojnë aktivitet brenda koordinatave të miratuara në lejet minerare, leje mjedisore dhe se kryeinspektori i Beratit nuk është marrë asnjë masë me dënim për kundravajtje administrative apo verifikim dhe inspektim të subjekteve që ushtrojnë veprimtari brenda territorit të qarkut Berat. Në letrën drejtuar prokurorisë Tiranë kryeinspektori i komanduar i ISHMP-së dhe njëherësh sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Plarent Ndreca argumenton shkeljet e njëpasnjëshme që janë vënë re gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e shtetasit Kazazi, në pozicionin e kryeinspektorit rajonal të Beratit.

“Të vendosur në tolerancën zero ndaj personave përgjegjës përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre, veçanërisht kur këta të fundit mbajnë mbi supe përgjegjësinë e përmbushjes së detyrës, ISHMPU e çmon si të domosdoshëm denoncimin pranë organeve përkatëse të ndjekjes penale. Duke qenë të bindur në luftën ndaj këtyre fenomeneve ne çmojmë se veprime të tilla dëmtojnë rëndë marrëdhëniet juridike të vendosura për mbrojtjen dhe mirëfunksionimin e shtetit ligjor të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në letrën drejtuar Prokurorisë.

Krahas kallëzimit penal, grupi i inspektimit ka pezulluar edhe punimet e të gjitha subjekteve të inspektuara të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në fondin pyjor e kullosor në fushën e shfrytëzimit të mineraleve me karrierë, dhe galeri dhe gurë gëlqerorë deri në plotësimin e plotë të dokumentacionit ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY