Xhafaj “i sinqertë” për Tahirin: Çështja ndaj tij na dëmtoi si mazhorancë

Xhafaj “i sinqertë” për Tahirin: Çështja ndaj tij na dëmtoi si mazhorancë

129
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se çështja “Tahiri – Habilaj” e dëmtoi imazhin e mazhorancës. Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, në emisionin “Studio e hapur” në TV “News 24”, ndryshe nga kryeministri Rama ai pranoi se kjo çështje ka pasur ndikim.

“Nuk është një çështje që ka pasur ndikim. Nuk mund të them të kundërtën. Gjithsesi ne jemi një mazhorancë më shumë se kaq. Jemi më shumë se një apo dy persona. Unë mendoj se në momentin e duhur Rama dhe Tahiri bënë gjënë e duhur”, tha Xhafaj.

Sa e ka rrëzuar çështja Tahiri imazhin e qeverisë?
Ndërkohë që çështja është në hetim dhe i takon organeve që e kanë marrë përsipër të çojnë hetimin deri në fund. Është një çështje që nuk mund të them se nuk ka pasur ndikim, nuk mund të them të kundërtën. E para është një çështje nën hetim. Cilidoqoftë, mazhoranca është shumë më tepër se kaq, nuk është një individ. Përgjegjësia në finale është individuale. Ndërkohë që mazhoranca ndërmori veprimin e duhur për këtë çështje.

Ju po thoni që mazhoranca apo kryeministri nuk ka përgjegjësi politike?
Unë besoj se në momentin e duhur bënë veprimin e duhur dhe me përgjegjësi.

Dosja “Tahiri” është një ndër më të rëndësishmet gjatë këtyre viteve të tranzicionit?
Po si mund ta pengojë politika këtë ngjarje. A ka sot një shqetësim të Prokurorisë së Krimeve të rënda që e ka penguar politika të hetojë?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY