FOTO/Eni Çobani rrëfen puthjen e parë, kur dukej me e bukur, tani...

FOTO/Eni Çobani rrëfen puthjen e parë, kur dukej me e bukur, tani apo nuse para 20 vitesh

516
0
Shares

Juristja e njohur Eni Çobani, ka vetëm pak ditë që ka festuar 20-vjetorin e martesës.

Statusi që shkroi në Instagram dhe dedikimi i ndjerë për njeriun e zgjedhur të jetës nuk kaloi pa vëmendje më 25 janar – dita kur Eni dhe Aveniri kurorëzuan dashurinë e tyre.

Zonja e preferuar e publikut dhe ndërmjetësuesja e çdo konflikti, sot, nga studio e “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu edhe sekretet e një raporti të gjatë dhe të lumtur me Avenirin.

Pyetjeve të njëpasnjëshme të Rudinës për lidhjen e dashurisë, Eni iu përgjigj hapur, madje edhe duke rrëfyer për herë të parë në ekran detaje nga jeta private dhe momentet e para të lidhjes intime.

Image

Siç rrëfeu Eni, ajo dhe Aveniri janë njohur nga një rreth i përbashkët familjar. Juristja kujton mjaft mirë edhe takimin e tyre të parë: “Unë sapo isha emëruar pedagoge, isha 23-24 vjeç. Ishte një përzgjedhje e përbashkët edhe familjare, që rezultoi e suksesshme”, – tregon Eni duke rrëfyer edhe momentin kur ajo dhe Aveniri u takuan për herë të parë në Fakultetin e Drejtësisë, ku ai, me gjasë, kishte ardhur për t’u interesuar për një shkollë të dytë: “Ne njiheshim familjarisht, por nga kjo dëshira për të më njohur nga afër, Aveniri vjen të më takojë në universitet, bën djalin që donte të vazhdonte juridikun. Ky ishte ngacmimi i parë, po nga kjo pastaj, Aveniri bëri edhe Drejtësinë. Nisi nga dashuria, por e vazhdoi edhe universitetin e dytë”

Kaq u desh që lidhja të niste të merrte formë. Pas shumë pak kohësh, erdhi fejesa dhe disa vite më vonë edhe martesa. Lidhja, tregon juristja, kaloi nëpër etapat e saj, ndryshe nga sot, megjithatë, momentin e puthjes së parë, natyrisht nuk mund ta harrojë. As Rudina, si pyetjen e çdo të ftuari që rrëfen histori dashurie…

Image

“Po, natyrisht që jemi puthur”, – thotë Eni me të qeshur duke kujtuar edhe atë si një moment magjik të dashurisë, e cila ishte konsoliduar: “Në ato vite ishte mali i Dajtit destinacioni i dashurisë së të rinjve. Ne kemi një pemë tonën në Dajt, atje edhe jemi puthur. Është edhe sot e kësaj dite dhe personifikon dashurinë tonë. Sa herë që shkojmë edhe me djalin, e kujtojmë me nostalgji si një prej momenteve tona të bukura.”

Shumë shpejt erdhi edhe fejesa, në një ditë gjithashtu të shënuar: “Ishte 26 janari ‘96, jashtë ishte ndezur zjarr Tirana nga protestat, por zjarr kishim edhe ne në shtëpi me fejesën tonë. Kemi festuar shumë, ishte një fejesë e madhe, si dasmë, e kemi shijuar shumë…”

Image

Dhe martesa, disa vite më vonë, sërish në janar… 1998. Viti i dy gëzimeve të mëdha. Martesa dhe lindja e Aldit, djalit të vetëm të juristes Çobani./Class/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY