Rama i sulet edhe Shpëtim Idrizit: Patriotë me çizme dhe çamëristë

Rama i sulet edhe Shpëtim Idrizit: Patriotë me çizme dhe çamëristë

133
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reguar në lidhje me deklaratat politike në Tiranë fill pasi ministri i Jashtëm grek Kotzias deklaroi se nuk është dikskutuar për çështje çame me palën shqiptare. Vetëm pak kohë para se Rama t’i sulej kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizit, ky i fundit bëri një deklaratë ku qortonte qeverinë për negociatat dhe i kërkonte të mbanin  parasysh dy rezolutat e Parlamentit shqiptar për cështjen came.

“Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin”, deklaroi Rama sot në rrjetet sociale.

Ndërkohë në vijim ai shpreh sigurinë se marrëveshja e Tiranës me Athinën do të jetë në favor të interesave shqiptare.

“Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim”, deklaroi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY