VIDEO/ Shehu: Marrëdhëniet e Rilindjes me Greqinë, trinomi aventurizëm, mashtrim, kapitullim!

VIDEO/ Shehu: Marrëdhëniet e Rilindjes me Greqinë, trinomi aventurizëm, mashtrim, kapitullim!

121
0
Shares

Ish-ministri i jashtëm, Tritan Shehu ka folur për ecurinë e bisedimeve me Greqinë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Shehu tha se ministria e jashtme duhet të japë sqarim për deklaratat e Kotzias se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është pjesë e bisedimeve. Sipas deputetit të PD, marrëdhëniet me Greqinë janë shkatërruar dhe Shqipëria ka humbur rolin e liderit në rajon. Shehu i konsideroi negociatat me Greqinë si aventurizëm, mashtrim dhe kapitullim.

“Ministri grek tha që nuk ekziston çështja çame dhe unë kërkoj informacione nga ministria e jashtme për deklaratat e Kotzias. Kjo qeveri shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë. Shqipëria kishte marrë një rol të madh në Ballkan dhe kjo qeveri filloi të shkatërrojë marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa rolin e liderit në rajon e ka marrë Serbia. Këto marrëdhënie me Greqinë janë shkatërruar nga Rilindja që nga viti 2013. Bisedimet me Greqinë janë aventurizem, mashtrim dhe kapitullim dhe çmimi që po paguajmë është shumë i lartë, pasi qeveria shqiptare ka bërë shumë lëshime. Duhet të sqarohet se pse qeveria bën këto politika aventureske në bisedimet me Greqinë. Marrëveshja e re për detin është më e disfavorshme se ajo e vitit 2009”, tha Shehu.

Në lidhje me çështjen çame, Tritan Shehu tha se Bushati u shpreh se kjo çështje do të zgjidhet sipas legjislacionit grek, ndërsa sa i përket rregullimit të disa teksteve shkollore në Greqi dhe Shqipëri duhet të ngrihet një komisionin i përbashkët.

“Çështja çame u përdor si një veprim aventuresk dhe jemi në një pozitë të disfavorshme. Rilindja premtoi ‘qiejt’ për çështjen çame, por Bushati tha se çështja e shqiptarëve që kanë prona në Greqi do zgjidhet sipas legjislacionit grek. Unë mendoj se sot jemi më keq se në vitin 2013 dhe në pozitë të disfavorshme sa i përket negociatave. Duhet një komisionin i përbashkët për të parë tekstet që janë në Shqipëri dhe ato ne Greqi. Lëshimet që po bëhen do jenë më të mëdha se në vitin 2013. Fundi i kësaj politike ka qenë i qartë. Unë parashikoj që këto marrëdhënie të jenë si në vitin 2013. Marrëveshje historike do thosha se është traktati i miqësisë, jo marrëveshjet që bëhen tani”, tha ish-ministri i jashtëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY