SKANDALI & VIDEO/ “Ekstradimi i Nezar Seitajt, Marku dhe Gjonaj duhet të...

SKANDALI & VIDEO/ “Ekstradimi i Nezar Seitajt, Marku dhe Gjonaj duhet të ishin dorëhequr, Komision parlamentar Hetimor”

127
0
Shares

Grupi parlamentar i LSI-së ka marrë vendim të nisë një aksion të gjerë politik në Kuvend për të zbuluar përgjegjësit që çuan në ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, “financierit” të grupit të Habilajve, pasi e konsideron një skandal të përmasave të mëdha.

Luan Rama deklaroi sot nga selia e LSI se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore, deri te thirrja për të raportuar në Kuvend, e Prokurores së Përgjithshme apo një Komision i posaçëm Hetimor.

Luan Rama konferencë për shtyp

Luan Rama konferencë për shtyp

Publié par Lëvizja Socialiste për Integrim sur mardi 30 Janvier 2018

“Në mbledhjen e Grupit, tha Luan Rama, u bë objekt diskutimi edhe skandali i madh i denoncuar prej ditësh jo vetëm nga autoritete me përfaqësim publik, por edhe nga media në vend, skandali i madh shtetëror i ekstradimit të Nezar Seitit, të ashtuquajturit financier të grupit “Habilaj”.

Jemi përballë një situate skandaloze, jemi para një fakti shumë të rëndë të papërgjegjshmërisë shtetërore dhe situate ku shteti i kundërvihet drejtësisë, mban anën e krimit dhe përmes autoriteteve të veta bëhet palë me narkotrafikantët duke hequr nga dora e drejtësisë shqiptare të vetmin dëshmitar të akuzuar apo pjesëtar të arrestuar të trafikut të lëndëve narkotike.

Çfarë ka ndodhur? Në kundërshtim me ligjin penal të Shqipërisë, nenet 490 e në vazhdim, është ekstraduar në Itali ky shtetas ndërkohë që ndaj tij kishte një hetim të nisur nga Prokuroria e Krimeve të rënda, masë arresti me burg nga gjykatat e të gjitha nivele dhe në këtë mënyrë përmes urdhërimit të ekstradimit, është hequr nga duart e drejtësisë shqiptare ky personazh i botës së krimit. E gjitha kjo çon në dëmtim të pengim të hetimit të çështjes në vijim.

Në mënyrë paradoksale Prokuroria e Përgjithshme deklaron se nuk kishte dijeni se ky person gjendej nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe po ashtu edhe Ministria e Drejtësisë. Papërgjegjshmëri është shumë pak ta konsiderosh këtë sjellje . këtu kemi të bëjmë me një bashkëveprim të organizuar dhe qëllimshëm për të penguar drejtësinë shqiptare për të zbardhur çështjen e trafikut të drogës. Ky është një skandal i madh natyrisht në kushte normale të një qeverisje normale. Edhe prokurori i përgjithshëm dhe ministri i Drejtësisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen.

Meqë jemi para kryerjes së këtij veprimi haptazi në kundërshtim me ligjin, haptazi në kundërshtim me autoritetin që ka organi i akuzës, përgjegjësia është e drejtpërdrejtë e Prokurores së Përgjithshme dhe e Ministres së Drejtësisë sepse në bazë të ligjit, Ministri i Drejtësisë është autoriteti që ka përgjegjësinë për të kryer verifikim të detajuar të gjendjes ligjore të personit nën akuzë dhe pasi të konsultohet me institucione të tjera, duhej të vendoste. Kjo është njëra anë dhe ana tjetër që e bën më të rëndë, është nxitimi për ta mbyllur sa më shpejt këtë procedurë.

Mbi bazën e këtij realiteti, ne, LSI, do të vazhdojmë me shumë përgjegjësi duke shfrytëzuar të gjithë instrumentet do të vazhdojmë procesin e zbardhjes, të verifikimit për të çuar te ndëshkimi ligjor personat përgjegjës, si përmes thuirrjes në Kuvend edhe të prokurores së Përgjithshme dhe deri një Komisioni të posaçëm Hetimi. Nuk jemi para një shkelje administrative, por një faji ku ka vend për t’u vendosur para përgjegjësisë për ata që janë bashkëfajtorë në ekstradimin e Nezar Seitit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY