TESTET/ Ndryshon mënyra e marrjes së patentës, ja pyetjet e reja që...

TESTET/ Ndryshon mënyra e marrjes së patentës, ja pyetjet e reja që nga 1 marsi 2018

2769
0
Shares

Të gjithë ata që do të hyjnë në testin teorik për të marrë lejë drejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B2 do të duhet të përgatiten për pyetje të reja. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ripunuar pyetjet që aplikojnë në testimin teorik të kandidatëve. Gjithsesi deri në 28 shkurt testet do të zhvillohen sipas pyetjeve të vjetra kurse nga data 1 mars 2018 do të nisë aplikimi i pyetjeve të reja. Testet e reja do të zbatohen sipas të njëjtin udhëzimi të miratuar nga ministria përgjegjëse për transportin në prill të vitit 2016. Pyetjet e reja janë të ndara në 25 tema ashtu sikurse sanksionohet në udhëzimin e ministrisë.

Kandidati sipas udhëzimit ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provës së teorisë duke filluar nga data e përfundimit të programit përgatitor të teorisë Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të lejes dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara. Çdo kandidat ka të drejtë të japë deri në pesë herë provimin e teorisë jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin brenda 6 muajve apo pas pesë herë paraqitje në provimin e teorisë atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejes.

Të gjitha autoshkollat në rastet e ndryshimeve njofton 30 ditë para çka do të thotë se nga ana e DPSHTRR tashmë kjo është ezauruar si pikë. Në gjithë pyetjet teorike 50 për qind e tyre janë pohime të vërteta dhe pjesa tjetër pohime të gabuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY