DETAJE/ Atentati në Tiranë, viktima me dy identitete dhe dy pseudonime –...

DETAJE/ Atentati në Tiranë, viktima me dy identitete dhe dy pseudonime – Pse e thërrisnin “qorri” dhe “fantazma”

262
0
Shares
Vendi i vrasjes se Devi Kasmit

Trafiku i drogës dhe historia e vrasjeve kanë rrethuar vazhdimisht 41-vjeçarin Dëfrim Kasmi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në një atentat mafioz poshtë pallatit të tij në Tiranë. Ai kishte ndërruar emrin nga Dëfrim në Devi Kasmi për shkak të hasmërive kriminale me Domart Konjarin, i cili është shpallur në kërkim si i dyshuar për atentatin.

Dëfrim Kasmi njihej me pseudonimin Dëfrim “qorri”. Ai njihej ndryshe edhe si “fantazma”. Asnjë foto e tij nuk është ende publike dhe për këtë arsye ai njihej me nofkën “fantazma”, pasi shumë pak persona ia njihnin fytyrën.

Dëfrim Kasmi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Francë dhe në Spanjë. Pista ku po heton policia për vrasjen e tij, është ajo e hakmarrjes për shkak të kontrolleve për territor në Evropë.

Në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku 41-vjeçari u vra nga dy persona me motor, u gjetën edhe dy pistoleta. Armët e zjarrit i përkisnin viktimës, të cilat i mbante gjithmonë me vete pasi ruhej për shkak të konflikteve ku ka qenë i përfshirë. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Tiranë, policia gjeti rreth 3 kilogramë kokainë dhe një kallashnikov me silenciator që i përkisnin viktimës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY