DETAJE & FOTO/ Atentati në Tiranë, e kaluara e errët e 41-vjeçarit...

DETAJE & FOTO/ Atentati në Tiranë, e kaluara e errët e 41-vjeçarit dhe “lidhja” me Domart Konjarin

481
0
Shares
Devi Kasmi

Një ditë pas atentatit në Tiranë me vrasjen e 41-vjeçarit Devi (Dëfrim) Kasmi, zbulohen të tjera detaje. Policia e mbajti të siguruar vendngjarjen deri në mëngjesin e sotëm ku u bë këqyrja me dritë natyrale. Policia gjeti dhe sekuestroi gjithsej 9 gëzhoja. Në vendngjarje u gjetën dhe 2 pistoleta, njëra në çantën e supit të viktimës dhe tjetra shumë pranë trupit të tij. Të dy armët kanë qene me fishekë, ndërsa tashmë janë dërguar në laborator.

Vendi i vrasjes se Devi Kasmit

Devi Kasmit iu bë atentat sapo doli nga pallati. Para pallatit qëndronte motori me 2 persona dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar. Kasmi rezulton i shpallur në kërkim në vitin 2010 për veprën penale të falsifikimit, pasi ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg. Më 2014 ai u hoq nga lista e të shpallurve në kërkim. Kasmi nuk rezulton të jetë marrë me aktivitete të paligjshme në Shqipëri, por në Spanjë ku ka jetuar për shumë vite.

Domart Konjari

Ka dyshime se ai ka tentuar të vrasë Domart Konjarin në Spanjë. Konjari u plagos me 5 plumba por mbijetoi. Ai ishte dënuar në Francë me 10 vjet burg por u lirua në Shqipëri për shkelje procedurale, dhe dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale, përfshirë vrasje në Shqipëri dhe Francë si dhe trafik droge. Veprimtari kriminale e Konjarit shtrihej në disa shtete si në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY