Nëna e Ardit Gjoklaj: Erion Veliaj na refuzon, largimi i banderolës-vrasje për...

Nëna e Ardit Gjoklaj: Erion Veliaj na refuzon, largimi i banderolës-vrasje për së dyti

592
0
Shares

Nëna e Ardit Gjoklaj ka qenë sot në ‘’Fax Neës” ku ka folur për herë të parë në lidhje me vrasjen e djalit të tyre. Mes lotëve që nuk i rreshtnin ajo u shpreh se djali kishte shkuar të punonte në landfill.

“Kërkoj vetëm që të vihet drejtësia në vend për djalin tim. Ka kaluar një vit e gjysmë dhe asgjë nbuk është bërë. Nuk kishin  asnjë kusht te puna, as kominoshe as dorashka.Punoi vetëm një muaj e gjashtë ditë, ditën e shtatë nuk erdhi më. Ata po tentojnë që ta mbyllin duke thënë që Arditi nuk ka qenë në punë.

Kur e kanë aksidentu të paktën të vijnë të thonin të vërtetën, ata janë munduar me e shmang, duke e fshehur dhe kufomën e djalit”, u shpreh nëna e të riut. Xhaxhai i tij duke iu referuar banderolës që u hoq me shpejtësi nga sheshi tha se kjo ishte një vrasje për herë të dytë nga ana e Bashkisë. Ai u shpreh se edhe pse prej kohësh është në kërkim të një takimi me Veliajn, Tahirin apo Ramën është ndeshur me një refuzim të vazhdueshëm nga ana e tyre.

“Atë ditë kur e kam parë është njësoj sikur ma vranë për herë të dytë. Bashkia ma ka vrarë edhe njëherë, të kapin atë që ka vënë posterin po jo të heqin fytyrën e djalit në atë mënyrë. Është një çështje që po zvarritet nga ana e drejtësisë për arsye politike.

Kanë qenë 280 punëtorë, ka dëshmitar që kanë qenë tu hëngër bukë në tre të natës, kjo është çështje partiake. Kam kërkuar takim me Saimir Tahirin, me kryeministrin dhe me ministrin e drejtësisë, me shkresa zyrtare skam dit me e çuar. Doja me u taku me e dit arsyen se pse ai djalë 17 vjeç, që donte të arrinte lekët e librave, në një vend të legalizuar nga shtetit.

Askush nuk ka ardhur të më takojë, as nga firma. Atë ditë që kisha varrimin e nipit erdhi administratori, të cilin se kam takuar pasi kërkesa ishte e vonuar.

Kam ndejt 6-orë me kërku fëmijën në Sharrë. As sot e kësaj dite Erion Veliaj nuk ka pasur me ne asnjë takim. U bëj thirrje kryetarit të Bashkisë, ministrit të drejtësisë dhe të rendit, kryeministrit që të takohem me ta si burri-burrit”, u shpreh xhaxhai i Arditit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY