DETAJET/ Ekzekutimi në Tiranë, Devi Kasmi viktima, dyshimet zgjaten deri te vrasja...

DETAJET/ Ekzekutimi në Tiranë, Devi Kasmi viktima, dyshimet zgjaten deri te vrasja e Franc Konomit

714
0
Shares

Devi Kasmi 41 vjec u ekzekutua sonte në një atentat të tipit mafioz në një rrugë të Tiranës. Policia ka dale me nje informacion paraprak pak minuta pas vrasjes se nje personi qe tronditi kryeqytetin mbremjen e sotme prane Pediatrise ne QSUT.

Rreth ores 18.44 ne Sallen operative ka ardhur nje telefonate se ne rrugen “Kongresi i Manastirit” ka te shtena me arme.

Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta polici ku ka rezultuar se: Ne nje rrugice qe lidhet me rrugen Kongresi i Manastirit, ne afersi te Morgut eshte vrare me arme zjarri shtetasi Devi Kasmi, 41 vjec.

Jane ngritur pika te shumta kontrolli, si dhe po krihet zona. Grupi hetimor ne vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo prove qe mund te çoje ne identifikin e autoreve.

Devi Kasmi, eshte qelluar me 5 plumba, 4 nga te cilet e kane prekur ne trup dhe i kane shkaktuar vdekjen e menjehereshme ndërkohë vetë viktima kishte dy pistoleta në brez.

Nuk ka asnjë të dhënë rreth autorit vecse besohet se qëndronte në një motor kur ka qëlluar dhe ka pasur nje skafander ne koke.

Burime te sigurta thane per “Panorama” se viktima njihet si person me precedente penale dhe eshte perfolur si i perfshire ne vrasjen e Franc Konomit, por asnjehere nuk eshte provuar autoresia e tij. Devi Kasmi quhej se fundmi 41-vjecari i cili e kishte nderruar emrin qe kishte me pare, Defrim.

Franc Konomi konsiderohej si një nga vrasësit e kreut të bandës së “Rrugës Bardhyl”, Gaz Muça.

Informacion paraprak:

Rreth ores 18.44 ne Sallen operative ka ardhur nje telefonate se ne rrugen “Kongresi i Manastirit” ka te shtena me arme.

Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta polici ku ka rezultuar se:

Ne nje rrugice qe lidhet me rrugen Kongresi i Manastirit, ne afersi te Morgut eshte vrare me arme zjarri shtetasi D.K, rreth 40 vjeç.

Jane ngritur pika te shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.

Grupi hetimor ne vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo prove qe mund te çoje ne identifikin e autoreve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY