ZBULIMI/218 anije peshkimi në Shqipëri, jashtë kontrollit të radarëve

ZBULIMI/218 anije peshkimi në Shqipëri, jashtë kontrollit të radarëve

172
0
Shares

Ndërsa Shqipëria vuan pasojat e kultivim/trafikut  të kanabisit dhe dyshimeve për implikim të njësive të kontrollit të kufirit, një zyrtar qeveritar informoi Hashtag.al se 218 anije peshkimi janë jashtë kontrollit të radarëve QNOD që prej muajit Prill 2017.

“Në total janë 218 anije peshkimi që duhet të jenë të pajisura me një sistem gjurmimi-GPS të quajtur BlueBox. Vetëm  187 anije e kanë të lidhur sistemin ‘BlueBox’ por që prej muajit Prill 2017 nuk funksionon sinjali., sepse kompania private që ofronte shërbimin ka ndërprerë kontratën. Praktikisht anijet e peshkimit në Shqipëri janë prej 10 muajsh jashtë kontrollit QNOD, në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante të kushteve për ruajtjen e sigurisë kombëtare”, –informoi Hashtag.al një burim qeveritar i rezervuar .

Sistemi BlueBox është sistem satelitor i mbyllur që trasmeton të dhënat e anijeve të peshkimit çdo dy orë kur janë në levizje dhe çdo 4 orë kur ato janë të ankoruara në port.( Të gjitha anijet mbi 12m gjatësi kanë detyrim për ta pasur të instaluar sipas ligjit 64/2012 për peshkimin) dhe të drejtën për marrjen e të dhënave dhe monitorimin e anijeve të peshkimit e ka vetëm autoriteti përgjegjës për këtë detyrë sipas ligjit( QNOD).
Të drejtën për të bërë ndërhyrje apo mirëmbajtjen dhe ndërrimin e kësaj aparature e ka vetem enti i përcaktuar nga ministria.

Ky sistem është instaluar fillimisht në vitin 2011 si donacion i BE- së por dhe si një nga kushtet për t’u plotësuar nga shteti jonë pjesë e 5 kritereve për çeljen e negociatave dhe e anëtarësimit nga BE-ja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY