FOTO & EMRI/ Vlorë, vrasja e nënës dhe e djalit, flet...

FOTO & EMRI/ Vlorë, vrasja e nënës dhe e djalit, flet gruaja e viktimës: Kam frikë…

284
0
Shares
Hysnie Hoxhallari

Gruaja e viktimës që u gjet i vdekur bashkë me nënën e tij në Vlorë, tregon momentet e para kur u përball me trupat pajetë. Por nëse fillimisht ajo mendoi që ishte aksident nga zjarri, tashmë qe policia i ka thënë se dyshon për vrasje, Hysnie Hoxhallari ka frikë të dalë jashtë. Ajo është njeriu i parë që gjeti trupat e pajetë dhe të djegur.

Por pas më shumë se një javë nga tragjedia në Vlorë, ku nënë e bir humbën jetën në shtëpinë e tyre, gruaja e viktimës është e terrorizuar. Me djalin e saj të vogël Hysnie Hoxhallari rri mbyllur që kur policia i tha se dyshonte që Olsi dhe Selkie Hoxhallari janë vrarë dhe më pas u është vënë zjarri.

Fillimisht thotë se dyshoi që vjehrra dhe burri i saj vdiqën nga zjarri. Por kur policia nisi t’i merrte në pyetje të gjithë rrethin familjar përfshirë dhe atë, iu thanë se ngjarja nuk është aksidentale, po krim. Gruaja nuk di çfarë të besojë në të vërtetë. Ajo mendon se burri i saj nuk kishte hasëm, as konflikte. Nga ana tjetër tregon se hajdutët nuk mund t’i vrisnin dy njerëz me pizhama që shikonin televizor, kur ato pak lekë në shtëpi ishin në dhomën tjetër. Por megjithatë ajo tani është e terrorizuar dhe kërkon të dije çfarë ndodhi me familjen e saj. Me kalimin e ditëve i janë shtuar dhe dyshimet e rënda. Ajo ishte personi i parë që gjeti dy trupat e pajetë, pranë njëri-tjetrit. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY