EMRI/ Berat, “Stacioni” prangos shpërndarësin e heroinës

EMRI/ Berat, “Stacioni” prangos shpërndarësin e heroinës

135
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 33-vjeçar në Berat është vënë në pranga si shpërndarës heroine. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Stacioni” është arrestuar Stavri Mice, banues në lagjen “Kushtrimi” të qytetit.

Gjatë kontrollit fizik që iu ushtrua nga policia në lagjen “Kushtrimi”, pranë stacionit të autobusëve urban, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 doza, të ndara në qese të vogla, heroinë. Gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet një sasi prej 60 kokrra të dyshuara si fara të bimës Canabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY