DETAJE/ Altin Hazizaj përjashtohet nga shorti për KLGJ e KLP, dakord edhe...

DETAJE/ Altin Hazizaj përjashtohet nga shorti për KLGJ e KLP, dakord edhe deputetët e PS

140
0
Shares

Kandidati i shoqërisë civile, Altin Hazizaj, u përjashtua sot nga shorti i kandidatëve për KLGJ e KLP.

Partia Demokratike konstatoi se Hazizaj kishte qenë dy herë i dënuar dhe si rrjedhim nuk mund të kandidonte për këto organe. Lidhur me këtë kërkesë ët PD-së, edhe tre deputetë të PS votuan pro përjashtimit të Hazizajt.

Nga verifikimet e kryera rezulton se për Altin Hazizaj ka një dënim penal të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

“Subjekti me vendimin nr. 603 datë 24.07.1996 është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 5000 lekë gjobë për veprën penale të parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal “Kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe rendit publik”.

Denoncimi i para disa ditëve i PD-së

-Kandati i përzgjedhur nga radhët e Shoqërisë Civile për anëtarë të KLGJ, Altin Hazizaj, ka bërë deklarim të rremë për dëshminë e penalitetit. Është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale. Kjo përbën pengesë për emërimin e një kandidati në KLGJ. Prokuroria ka konkluduar se Hazizaj përfshihet në fushën e ligjit për dekriminalizimin. Ai duhet të ishte skualifikuar nga gara që në fazën e parë të procesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY