Një atentat ka ndodhur sonte në një pikë lloto sporti në Sarandë.
Persona të armatosur me një armë pa zhurmë qëlluan ndaj Rudin Haxhiajt 41 vjec, në lagjen nr 1 të qyteti jo shumë larg prokurorisë.
Atentati kishte synim sic duket kërcënimin epao paralajëmrimin pasi nuk pati dëme në njerëz edhe pse lloto sporti ishte e mbushur me klientë.
Ky është atentati i 8 ndaj Rudin Haxhiajt.
Rudin Haxhia, me origjinë nga Tepelena, ka qenë polic, dhe aktualisht është pronar i diskos “Ecuador” në Sarandë dhe Gjirokastër. Më herët ai u ka shpëtuar disa atentateve me armë e thikë, si dhe i kanë vënë dy herë tritol në disko.
Më 19 shkurt 2008 Haxhia mbeti i plagosur me pistoletë në lagjen nr. 4 Sarandë, më 2 dhjetor u plagos me “Kallashnikov” në lagjen nr. 1, aty ku u qëllua dhe sonte kurse më 18 shkurt të 2015 i shpëtoi një sulmi me thikë po në qytetin bregdetar. 39-vjeçari ishte shënjestër edhe më 4 prill 2013, kur iu vu tritol poshtë makinës në ecje në Gjirokastër, por pa e lënduar.
Në 2015 ai u sulmua në aksin rrugor Bistricë-Sarandë dhe Rudin Haxhia mbeti I plagosur sëbashku me kushëririn e tij Klajdi Haxhia, 33 vjeç.
Gjithashtu diskot e tij kanë qenë objektiva sulmesh me tritol më 5 gusht 2011 dhe 15 shtator 2013.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/