Rama përjashton opozitën nga dialogu për reformën në drejtësi…, por e fton...

Rama përjashton opozitën nga dialogu për reformën në drejtësi…, por e fton për reformën zgjedhore

112
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit, grupin parlamentar të PS-së, ku ka ndarë me ta zhvillimet më të fundit lidhur me integrimin në BE, duke theksuar se vendi ynë është vetëm një hap larg çeljes së negociatave. Ai nuk ka lënë pa akuzuar opozitën për pengesë në këtë drejtim, por ka garantuar se ai dhe shumica janë të gatshëm dhe të hapur për dialog edhe në tema të tjera, duke përjashtuar temën e reformës në drejtësi.

“Dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar, publik, të përbashkët, e nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në një pozicion antihistorik kjo është një përgjegjësi e saj, por shpresoj dhe uroj që temën e reformës zgjedhore të ketë dialog, proces dhe një sens urgjence nga palët për të mos i lënë çështjet e reformës zgjedhore për momentin e fundit. Jemi të hapur dhe të gatshëm që edhe në tema të tjera që opozita të kërkojë dialog dhe mirëkuptim të mos jetë shumica jonë problemi”, tha Rama.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama nuk e përmendi në asnjë moment protestën e të shtunës para kryeministrisë. Por duke folur për kauzën që mblodhi në bulevard mijëra simpatizantë të opozitës, Rama tha se akuzat për kapjen e drejtësisë janë fantazi dhe dokrra. Si kundër-provë përmendi edhe njëherë mbështetjen që i kanë dhënë ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY