Bashkim Fino vazhdon fushatën si deputet për kreun e FSHF

Bashkim Fino vazhdon fushatën si deputet për kreun e FSHF

176
0
Shares

Deputeti Bashkim Fino, i cili garon për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, përballë Armando Dukës tha sonte se atij i ishte refuzuar dhënia e listës së delegatëve të Asamblesë që do të votojnë Presidentin ndërkohë që ka marrë kërcënime edhe nga shoqatat që sipas tij janë fantazmë.
I ftuar në emisionin Fair Play të gazetares Enkeleida Zeko, Fino nuk tha gjë në lidhje me faktin se pse nuk është larguar nga detyar e deputetit.

“Deri tani nuk kemi në dorë listët e delegatëve. Kandidati tjetër, se nuk e quaj më president thotë se ‘duhet t’i themi sekretarit që të marrë listën’. Është urdhri i tij që ne nuk i marrim listat. Halli im është që të vendoset demokraci e plotë në zgjedhjet për kreun e FSHF-së. Halli qëndron tek ai që e sheh vetën humbës. Po cenohet rëndë parimi i barazisë dhe transparencës. Mbajtja e fshehtë e listës bëhet me qëllim që të manipulohet. Është abuzuar me ilegalitet dhe shoqata fantazmë. Për kaq vite është mashtruar një komunitet i tërë futbolli”, tha Fino.

Teksa u ndal tek shoqatat, Fino tha se disa prej kryetarëve të këtyre shoqatave e kanë paralajmëruar.
“Duka po bën autogol, pasi shoqata janë fantazmë. Kanë ardhur dhe kanë votuar disa njerëz që Duka i ka bërë ca ndere. Ca shoqata fantazmë më tregojnë mua dhe tregojnë dhe këllqet me mua, por jo me mua, me ligjin. Ata duhet të përballen me ligjin. Ata s’kanë lidhje me mua, por me një drejtësi që duhet të vihet me zgjedhjet e 7 shkurtit”, tha Fino.

Detyra e deputetit është e papajtueshme me cfarëdo funksioni tjetër vec atij të dhënies së leksioneve në fakultet. Fino është në kushtet e pastra të konfliktit të interesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY