DETAJET/ Vrasja në lagjen Mehaj, mësohet emri i gruas

DETAJET/ Vrasja në lagjen Mehaj, mësohet emri i gruas

331
0
Shares

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e sapondodhur në Koplik ku një burrë 42 vjec ka vrarë bashkëshorten e tij në të njëjtën moshë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mehaj ndërsa është mësuar edhe meri plotë i bashkëshortes. Ajo quhet Lumnie Bajrakurti dhe jetonte bashkë me të shoqin në gjendje jo të mirë psiqike.

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.01.2018, ora 18:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në qytet Koplik, Malësi e Madhe shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç, në oborrin e banesës së tij, ka vrarë me sopate bashkëshorten e tij L. B. 42 vjeçe.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i semurë mendor.

Po kryhen veprimet me grup hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY