Atentat në mes të Athinës, dy plumba në gjoks shqiptarit

Atentat në mes të Athinës, dy plumba në gjoks shqiptarit

174
0
Shares

Një shqiptar 40-vjeçar është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur Aharnon në qendër të kryeqytetit, Athinës.

Sipas raportimeve të mediave greke, makina me atentatorët u largua në drejtim të panjohur.

Aktualisht shqiptari është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin “Agia Olga”, pasi u qëllua me dy plumba në gjoks. Sipas dëshmitarëve, një person me një armë të mbështjellë me shall qëlloi me dy plumba në gjoks shqiptarin dhe më pas një makinë me dy të rinj të tjerë është afruar dhe ka marrë atentatorin.

Mediat helene shkruajnë se shqiptarit iu mor një çantë nga dora dhe më pas u qëllua, por kjo nuk është konfirmuar ende nga policia.

Dyshohet se shqiptari është i përfshirë në trafikun e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY