EKSLUZIVE/ Thellohet skandali. Zbulohet vendimi i arrestit të Nezar Seitit, nuk përmendet...

EKSLUZIVE/ Thellohet skandali. Zbulohet vendimi i arrestit të Nezar Seitit, nuk përmendet ekstradimi

557
0
Shares

Thellohet edhe më tej skandali i esktradimit të të vetmit dëshmitar në burg të dosjes “Tahiri& Habilaj”, Nezar Seitit, i cili përmes një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë u dërgua në Itali.

Sipas vendimit të arrestimit që po e publikojmë më poshte Nezar Seiti nuk është prangosur për llogari të ekstradimit në Itali por për llogari të cështjes penale që kishte nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda.

“Në kuadër të procesimeve penale të bashkuara nr.134 e vitit 2016, nr.164 e vitit 2017 dhe nr.313 e vitit 2017, shtetasi Nezar Seiti ndalohet me urdhër të Prokurorëve si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “trafikim i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, formë e posacme, grup i strukturuar kriminal..”, thuhet në vendimin e arrestimit të Nezar Seitit me 19 tetor 2017 nënshkruar prej vetë Seitit dhe oficerit të policisë gjyqësore.

Në të gjithë vendimin nuk përmendet askund fjalaa ekstradim, apo për llogari të Interpolit, apo për llogari të prokurorisë së Katanias në Itali por per hetimin e nisur nga Krimet e Renda ne vitin 2016, përforcuar më tej me dy vendime të tjera të viti 2017.

Por pavarësisht se në vendimine arrestimit të Seitit është e shkruar qartë se cila ishte arsyeja e arrestimit dhe në funksion të kujt, Ministria e Drejtësisë në sqarimin e saj lidhur me esktradimin e Seitit shkruan se ai u ekstradua për shkak se arrestimi i tij është bërë në funksion të esktradimit.

“Ministria e Drejtësisë në datë 20.10.2017, është njoftuar nga Interpoli Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Nezar Seiti po në datën 20.10.2017, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në bazë të Urdhërit Arrestit Ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Catanias, në datë 12.10.2017, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal italian”, shkruan njoftimi i ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë që procesverbali i arrestimit është në cfarëdo dosje që shoqëron veprimet me të arrestuarin, ministria e Drejtësisë nuk e shikon fare këtë dokument. Ku është zhdukur ky dokument apo më mirë kush e zhduku nga dosja e Nezar Seitit.

Mjafton të hidhje një sy të shpejtë në këtë procesverbal dhe merrej vesh se Seiti nuk mund të esktradohej, pasi ka një cështje penale tjetër në Shqipëri.

Dy nga zyrtaret e ministrisë së Drejtësisë që janë specialiste të ekstradimeve nuk kanë pranuar të firmosin ekstradimin dhe janë larguar nga puna. Por Etilda Gjonaj këmbënguli në largimin e Seitit nga Shqipëria.

Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku ka përjashtuar nga hetimi ministrinë e Drejtësisë, pikëprisht atë institucion që ka kryer procedurat e ekstradimit dhe ka nisur një hetim për prokurorët e krimeve të rënda që sipas saj nuk kanë komunikuar me zyrat e prokurorisë së Përgjithshme.

Që në castin e ekstradimit të Seitit, u kuptua se ishte një skenar për të bllokuar hetimin ën Shqipëri të dosjes Tahiri, një skenar që ka përfshirë brenda ministrinë e Drejtësisë, minitrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY