Japoni, 530 mln dollarë zhduken nga një sulm kibernetik

Japoni, 530 mln dollarë zhduken nga një sulm kibernetik

118
0
Shares

Një prej bursave më të mëdha të parave virtuale në Japoni njoftoi se humbi rreth 534 milionë dollarë, si pasojë e një sulmi kibernetik ndaj rrjetit të saj.

“Coincheck” pezulloi depozitimin dhe tërheqjen e të gjitha monedhave dixhitale, me përjashtim të ‘Bitcoin’-it, ndërsa vlerëson humbjet e pësuara në NEM, një monedhë më pak e njohur.

Nëse vjedhja konfirmohet, ajo do të jetë më e madhja për sa i takon monedhave dixhitale.

E shkuara nuk ka lajme të mira për tregjet e monedhave dixhitale në Tokio, pasi në vitin 2014, bursa “MtGox” falimentoi pas një vjedhjeje prej 400 milionë dollarësh.

“Coincheck” tha se tashmë po heton për vjedhjen dhe gjithashtu po vlerëson sa prej klientëve të saj janë prekur.

Paratë e vjedhura ishin brenda një të ashtuquajturi “portofol i nxehtë”, që do të thotë se mbaheshin të lidhura me internetin, në kontrast nga një “portofol i ftohtë”, kur paratë mbahen të sigurat jashtë linje.

Kritikët e monedhave dixhitale thonë se, veç manipulimit që bëhet me vlerën e tyre, e cila nuk kontrollohet nga Banka Qendrore, ato tashmë mund të vidhen lehtësisht dhe të fshihen e pastrohen po aq lehtë nga “hacker”-at, duke krijuar mundësi të mëdha për abuzime. Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY