Bizneset e vogla, drejt shtyrjes për 2 vjet të bilanceve

Bizneset e vogla, drejt shtyrjes për 2 vjet të bilanceve

162
0
Shares

Aplikimi i nismës që bankat të pranojnë vetëm bilancin zyrtar të Tatimeve në momentin që miratojnë një kredi po bëhet i vështirë në praktikë. Shoqata e Bankave ka nisur bisedimet në Bankën e Shqipërisë për të shtyrë afatin për kategorinë e bizneseve të vogla e të mesme edhe me dy vite të tjera. Spiro Brumbulli, sekretar i përgjithshëm i shoqatës thotë se nëse kjo masë zbatohet në mënyrë shabllone, atëherë do të rrezikojë uljen e kreditimit dhe rritjen e kredive me probleme.

Spiro Brumbulli: “Nëse zbatohet në mënyrë shabllone ne kemi dy risqe: shumë biznese të vogla e të mesme do të përjashtohen, dhe po të përjashtohen në portofolin ekzistues të kredive ato të dalin si kredi me probleme se nuk plotësojnë kushtet, do kemi menjhëerë rritje të kredive me probleme dhe nga ana tjetër këto nuk do të jenë më subjekte që mund të aplikojnë për kredi. Do të kemi një ndikim në kredidhënie”.

Bankat e pranojnë se e gjithë lufta bëhet për të formalizuar ekonominë, por për shkak të situatës që është trashëguar aplikimi për të gjitha kategoritë e kësaj mase do të sillte efekte negative për bizneset e vogla dhe individët.

“E gjithë lufta që bëhet është për të ndihmuar ekonominë dhe kundër informalitetit. Nisma është pozitive, por nuk mund të ndahet me thikë për shkak të situatës që ne kemi trashëguar”.

Bankat janë të shqetësuara edhe për uljen e kredive me probleme si pasojë e fshirjes së tyre nga bilancet. Këto prona të lëna kolateral, tashmë ekzistojnë si asete, por shitja në tregun e pasurive të paluajtshme është e vështirë.tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY