Kundërshtarët e Bashës, gjysma në protestë, gjysma jo. Kush mungoi

Kundërshtarët e Bashës, gjysma në protestë, gjysma jo. Kush mungoi

185
0
Shares

Duket se kundërshtarët e Bashës në PD nuk kanë të gjithë të njëjtin qëndrim dhe lista e të pakandiduarve është përcarë ndërkohë.

Ish deputete dhe drejtuese të rëndësishme të PD në shumë vite, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu kanë munguar në protestën e sotme të opozitës. Po ashtu nuk ka marrë pjesë në protestë as Arben Imami. Majlinda Bregu kishte pohuar më herët se nuk do të merrte pjesë në protestë, ndërkohë që nuk ka dhënë arsye.

Edhe Topalli nuk është parë në bulevard, por e kontaktuar nga “BalkanËeb”, nuk ka dashur të komentojë qendrimin e saj. Kujtojmë se në protestë janë parë sot edhe shumë ish deputetë të tjerë që nuk u përfshinë në listat e fundit si Albina Deda, Arbjola Halimi, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj dhe Asllan Dogjani.

Po ashtu kanë marrë pjesë në protestë edhe Astrit Patozi, Besnik Mustafaj, Ridvan Bode të cilët janë ndër kritikët frekunetë të Bashës që prej zgjedhjeve parlamentare në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY