Dule: Nuk kemi shumë alternative, veç largimit të kësaj qeverie e këtij...

Dule: Nuk kemi shumë alternative, veç largimit të kësaj qeverie e këtij kryeministri

102
0
Shares

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha se kur shikon mijëra njerëz në bulevard dy fjalë të vijnë ndërmend: nder dhe dinjitet. Dule tha se sot shqiptarët po demonstrojnë se fatin që iu rezervon kjo qeveri nuk është fati që meritojnë.

“Në zgjedhjet e fundit, raportet ndërkombëtare thanë se 20 % e votave u blenë me paratë e drogës, por duhet të jenë dyfishi i tyre. Le të bëjmë një llogari, edhe sikur të jenë 20 % të votave të blera, përkthehen në 30 deputetë. Pra kjo qeveri ka blerë me paratë e drogës dhe krimit 30 mandate”, tha Dule.

Në vijim ai shtoi se Rama ngriti kultivimin e kanabisit në kulmin e tij. “Nderi dhe dinjiteti në ditët e sotme nuk ka shumë zgjidhje të tjera, përveç protestës. Ndaj sot ti tregojmë Ramës se ky është fundi i tij. Nuk kemi shumë alternative veç largimit të kësaj qeverie e këtij kryeministri”, tha Dule.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY