Shehi: Nëse nuk dalim sot të rrëzojmë qeverinë, nesër rrezikojmë të na...

Shehi: Nëse nuk dalim sot të rrëzojmë qeverinë, nesër rrezikojmë të na marrin përpara

98
0
Shares

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, u shpreh në mitingun e opozitës se sot jemi më shumë se kurrë në këtë shesh, jo sepse ne jemi më të mirët, por sepse ata që na qeverisin janë më të këqijtë që kemi pasur ndonjëherë.

“Jemi këtu sepse nuk durojmë dot dhunën dhe presionin e një tufe sahanlëpirësisht, 5 ministrave dhe një kryeministri se duhet të ikin. Jemi këtu për ti thënë edhe ndërkombëtarëve se ne jemi më shumë sesa ata që qeverisin këtë vend. Kaq shumë njerëz janë mbledhur në këtë protestë jo për meritën tonë, por për shkak të kësaj qeverie që po i rrjet shqiptarët edhe qindarkën e fundit, për t’ia dhënë horrave që qeverisin dhe të lidhur me to”, tha Shehi.

Ai shtoi se shqiptarët po ikin sepse nuk kanë më asnjë shpresë dhe ne do ti themi ndal kësaj vetëm duke dalë në shesh.

“Nëse nuk do të dalim sot dhe të rrëzojmë këtë qeveri, nëse nuk rezistojmë sot, nesër nuk do të jemi kaq shumë, sepse do kenë ikur gjysmat. Rezistoni jo për ne, por për veten tuaj, që mos ju marrin përpara”, tha Shehi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY