Spaho: Rama të largohet sa më parë…, ne jemi gati…!

Spaho: Rama të largohet sa më parë…, ne jemi gati…!

111
0
Shares

Nis protesta para kryeministrisë. Mijëra protestues janë mbledhur dhe po mbahen fjalimet e rastit. O pari që mori fjalën, ishte kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho.

“Prania juaj në shesh tregon se shqiptarëve u është sosur durimi me qeverisjen arrogante, kriminale dhe të korruptuar të Edi Ramës dhe kërkon medoemos ndryshim. Ne protestojmë  se jemi të pakënaqur dhe të zemëruar se në krye kemi një qeveri ilegjitime  e dalë nga zgjedhje të dhunuara, të vjedhura dhe të blera. 205 të shqiptarëve u janë afruar para në këmbim të votës. Edi Rama duhet të përgjigjet për këtë. Ne protestojmë se ekonomia po rrënohet. Jemi këtu për të shprehur revoltën e mijëra bizneseve të vogla që kërcënohen nga falimentimi. Protestojmë se duam punë. Edi Rama po e zbraz Shqipërinë dhe alternativa që na ofron është emigracioni. Protestojmë për 1200 familjet e ARMO-s. Ne protestojmë për pensionistët, të përndjekurit politikë. Çdo i ri e gjen veten në këtë protestë dhe ne bashkojmë zërin me ta për mundësi shkollimi për të gjithë dhe tarifa të ulëta studimi. Ne protestojmë se nuk e duam Shqipërinë mbretëri kanabisi”, u shpreh Spaho.

“Rama të largohet sa më parë…. Koha e tij ka mbaruar. Ne jemi gati për ta detyruar atë që të ikë”, vijoi Spaho. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY