DOKUMENTI/Ky eshte vendimi qe fshehu sonte Prokuroria e Pergjithshme

DOKUMENTI/Ky eshte vendimi qe fshehu sonte Prokuroria e Pergjithshme

354
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme fshehu sonte në informacionin e saj rreth skandalit “Seiti” një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Është ky vendim që ia ndalon ministrisë së Drejtësisë të kryejë ekstradimin e Nazer Seitit. Vendimi është marrë me datën 22 tetor 2017 në vijim të urdhërit të arrestit lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për arrestimin e Nazer Seitit në favor të cështjes penale që lidhej me trafikimin e narkotikëve në të cilën përfshihej edhe Saimir Tahiri dhe grupi i Habiljave.

Ky vendim kërkonte që Seiti të hetohej në Shqipëri deri në fund të gjithë procedurave të hetimit dhe marrjes së një vendimi nga gjykatat shqiptare.

Në informacionin që përmbledh sonte Prokuroria e Përgjithshme nuk permendet ky vendim duke i kaluar shkarazi dhe duke theksuar se ka munguar komunikimi mes zyrave te ndryshme te prokurorise shqiptare. Nuk ka gazetar qe nuk e di kete vendim pro ata qe mbledhin shkresat nuk ditkan gje.

Po nese del me vone se zyratre te ministrise se Drejtesise ishin te informuar rreth ketij vendimi, se zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme e kishin kete vendim, cfare duhet thene ne lidhje me sqarimin qe u be sonte nga zonja Marku.

Genc Gjoncaj me Prokuroren e Pergjithshme, Arta Marku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY