FOTO/Erion Veliaj përfundon lyerjen me bojë të shëtitores për bicikleta

FOTO/Erion Veliaj përfundon lyerjen me bojë të shëtitores për bicikleta

866
0
Shares

Kreu i bashkisë Erion Veliaj deklaroi sot se ka përfunduar disa segmente të korsisë për bicikleta. Në fakt nuk është se ka ndërtuar korsi të re por korsitë e gjendura atje prej më shumë se 50 vite i ka lyer me bojë. Shëtitoren mes për mes bulevardit Zogu i I të gjithë e dinë se është si sot prej disa dhjetvjecarësh, ende pa lindur Erioni dhe sapo kishte lindur mami i Erionit.

Imazh i ngjashëm

Po ashtu edhe gjëlbërimi në këtë shëtitore është prej disa vitesh atje. Në fakt ka qenë gjithnjë e gjelbëruar që kur është ndërtuar.

Imazh i ngjashëm

Ja si e përshkruan ai procesin e lyerjes së pllakave të shëtitores në mes të Bulevardit:

“Më në fund shohim dallëndyshen e parë të projektit prej 10 km korsi. Ky është segmenti i parë, më shumë sesa 1 km, në të gjithë gjatësinë e Bulevardit ‘Zogu I’, një rrugë ekskluzive, ndoshta rruga më romantike për biçikletat, e rrethuar nga pemë, e mbrojtur nga makinat, si kurrë më parë në Tiranë. Sigurisht, korsia do të lidhet më pas edhe me Bulevardin e Ri, ndërsa nga ana tjetër, kemi sheshin “Skënderbej”, një hapësirë të madhe pedonale për biçikletat. Mandej, do të vijojmë me korsitë e Unazës së Vogël, për të vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku siç e keni parë, jemi duke vendosur trafikndarëset e kuqe, për një korsi ekskluzive biçikletash”, u shpreh entuziast Veliaj.

Të njëjtin stil ka përdorur edhe në projekte të tjera në Tiranë të llojit “loW cost”. Me 2 lek punë e shet si investim të madh duke i kopsitur letra për shpenzime të mëdha, ndoshta.

Kush i numëron qiparisat që ka mbjellë tek gjimnazi Partizani? Të krahasojë numrin me atë që deklaroi Veliaj. Dhe të mësojnë se nuk janë selvi por janë qiparisa. Ka fyer banorët e rrugës.

http://tvklan.al/wp-content/uploads/2018/01/Veliaj-peruron-korsine-e-re-te-bicikletave-5-1024x683.jpg

Rezultate imazhesh për bulevardi zogu I

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY