Besnik Mustafaj ripërsërit, nesër do të jetë në protestë

Besnik Mustafaj ripërsërit, nesër do të jetë në protestë

120
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së në qeverinë e parë të drejtuar nga Berisha, Besnik Mustafaj deklaroi sërish se do të jetë nesër në protestë edhe pse ai është një nga kritikët e Lulzim Bashës. Në fakt Mustafaj e ka deklaruar këtë që ditën kur u mbajt Asambleja e Partisë Republikane dhe ai ishte i ftuar.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Mustafaj tha se nuk do jetë në krah të Bashës por në turmë për të protestuar kundër metodës qeverisëse dhe arsyeve të tjera.

“Unë vetë do shkoj në protestë. Unë besoj se dhe ju do protestoni nesër në kuptimin që ka 1000 arsye që shqiptarët të protestojnë nesër. Nuk do jem në krah të Bashës, do jem në turmë me mijëra vetë. Mua më shqetëson metoda qeverisëse, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar”, deklaroi Mustafaj.

Megjithatë edhe sot Mustafaj ishte kritik ndaj Bashës.

“Basha ka thënë se nuk bëhet për mua që të bëhem kryeministër, këto deklarata kapin një thelb shumë të rëndësishëm dhe ky thelb ka të bëjë me një lloj frike nga lidershipi i opozitës se po të marrin ata përgjegjësinë e kësaj proteste, ajo politizohet. Situata sot në Shqipëri kërkon protesta. Të gjithë ata që do dalin, dalin me bindjen se politika i jep zgjidhje. Nga ana tjetër marrja e një distance nga lidershipi politik me qëllim për ta depolitizuar protestën nuk i bën mirë. Kjo protestë do të shtrojë disa probleme. Ka qenë një diskurs, ligjërim politik shumë i ashpër radikal i fokusuar tek zgjedhja e prokurores së përgjithshme dhe reforma në drejtësi. Besoj zbutja ose lënia pas dore e kësaj teme tregon një realizëm nga lidershipi i opozitës të cilët kuptuan se kjo nuk përbënte një kauzë, nuk nxiste. Tani dalim tek një ligjërim që nuk është i sinqertë sepse nuk mund të thuhet se opozita do të dalë në protestë jo për të bërë politikë. Tregon një frikë nga vetvetja”, deklaroi Mustafaj.

Lidhur me pjesëmarrjen në protestën e nesërme, Mustafaj tha se do të shihet se sa popullaritet ka Basha brenda PD-së.
“Dua të them që është i paparashikueshëm masiviteti sepse PD vjen pas një proteste të gjatë dhe të dështuar që ishte çadra. Kthesa e fundit në diskursin e Bashës ka të bëjë me një reflektim se protagonizmi i tij i shfaqur në çadër është tashmë jo produktiv sepse ai do gjendet përballë një mase shumë të madhe njerëzish. Ai del vetë në plan të dytë dhe nxjerr arsyet në vend të parë.
Basha i ka mobilizuar të gjitha strukturat, kjo përkon me fushatën e vetë të analizës. Ka qenë e mobilizuar dhe protesta nesër do tregojë edhe popullaritetin e Bashës brenda PD-së”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY