Trump, nga Davosi: “Amerika e para” s’do të thotë Amerika “vetëm”

Trump, nga Davosi: “Amerika e para” s’do të thotë Amerika “vetëm”

130
0
Shares

Donald Trump veshi kostumin e biznesmenit, kur u ngjit në podiumin e Forumit Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës, për fjalimin e shumëpritur përpara udhëheqësve globalë dhe elitës së biznesit. Fokusi i fjalës së tij është suksesi ekonomik i Amerikës gjatë vitit të parë të Trumpit në Zyrën Ovale.

“Po ecim shkëlqyeshëm, ishte komenti i tij. Unë besoj tek Amerika. Si president i Shteteve të Bashkuara do ta vendos gjithmonë atë të parën, e kështu duhet të bëjnë edhe udhëheqësit e shteteve të tjera për kombet e tyre. Por ‘Amerika e para’ nuk do të thotë ‘Amerika vetëm’. Kur rriten SHBA-të, kështu ndodh edhe në botë. Prosperiteti amerikan ka krijuar vende të shumta pune në mbarë globin”, është mesazhi i Trumpit.

Kushtet për biznes në SHBA, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk kanë qenë asnjëherë më të favorshme sesa sot. Fjalimi i tij risjell gjithashtu në vëmendje nevojën për një përqëndrim më të madh te përmirësimi i kushteve të “njerëzve të harruar”, një temë kjo të cilën e pati lakuar shumë gjatë fushatës për presidencën amerikane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY