PROJEKTI/ Rekomandimet e deputetëve europianë për Shqipërinë: Luftë korrupsionit dhe krimit të...

PROJEKTI/ Rekomandimet e deputetëve europianë për Shqipërinë: Luftë korrupsionit dhe krimit të organizuar

124
0
Shares

Deputetët e Parlamentit europian dhe ata të Parlamentit shqiptar që janë anëtarë Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, do të mblidhen në Tiranë më 12 dhe 13 shkurt. Në përfundim të takimit do të miratojnë rekomandime, që reflektojnë shqetësimet e PE.

Në projektin paraprak, theksi duket se është vënë te lufta ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe kundër krimit të organizuar.

Top Channel ka mundur të konsultojë projektin me rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri drejtuar autoriteteve shqiptare, të cilave u kërkohen rezultate të prekshme ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar se nuk mjafton vetëm hetimi dhe gjykimi, por duhen dënime. Projekt-rekomandimet, që mund të pësojnë ndryshime gjatë mbledhjes së 12-13 shkurtit, i bëjnë të qartë Tiranës se së bashku me zbatimin e reformës në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, konsiderohen tejet parësore. Për këtë, kërkohet përforcim i masave, veçanërisht për sa i përket identifikimit të rrjeteve kriminale që qëndrojnë pas këtyre trafiqeve.

Për sa i përket zgjedhjeve, projekti me rekomandimet, në fazën aktuale nuk përmend probleme konkrete si blerja e votës, por duket se pranon një mungesë besimi ndaj procesit dhe thotë shprehimisht se mban në konsideratë raportin final të OSBE-ODIHR-it, ku janë të listuara të gjitha problemet me zgjedhjet e fundit. Për këtë, nënvizohet nevoja për të rikthyer besimin e publikut tek integriteti i procesit zgjedhor dhe rikujton se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë esenciale për të përparuar me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Për sa i përket klimës politike, Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit pritet të ritheksojë rëndësinë e dialogut politik dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndër-partiak për reformat, ndërsa nënvizon se debati politik duhet të zhvillohet brenda në Parlament.

Pasi nënvizon nevojën për rezultate konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi dhe Vetting-ut, Komiteti apelon për caktimin e një date për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY