EMRI/ Kthehej nga Gjermania, si u zbulua dhe arrestua në Rinas shkodrani...

EMRI/ Kthehej nga Gjermania, si u zbulua dhe arrestua në Rinas shkodrani që kishte vrarë nipin

123
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ditë më parë, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje personi i shpallur në kërkim Nikë Muri, 59 vjeç, banues në Shkodër, i cili udhëtonte si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania për në Shqipëri.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, ky person rezultoi person në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me datë 19. 12. 2014, ka sjellë urdhrin për ekzekutimin e Vendimit Penal nr. 128, date 18. 12. 2014 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet burg, nga të cilat ka vuajtur 711 ditë burg dhe i mbeten për të vuajtur edhe 4402 ditë burg. Vepra Penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 79/c-25,278/4, të Kodit Penal.

Ky person me datë 10. 07. 2013 pas një konflikti me vëllanë e tij M. M., dhe djalin e tij Gj. M., në debat e sipër ka vrarë me armë zjarri nipin e vet shtetasin Gj. M.

Ky person iu dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë DVP Shkodër për shoqërim dhe veprime të mëtejshme, ku në përfundim të veprimeve , Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY