FAKTE & EMRA/ Ish-vartësi akuza të forta: Ja krimet dhe vjedhjet që...

FAKTE & EMRA/ Ish-vartësi akuza të forta: Ja krimet dhe vjedhjet që implikojnë Fatos Klosin

477
0
Shares

Një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror denoncon sot në rrjetin social në “Facebook” me fakte e mera konkretë kundër implikimit në krime e vjedhje të ish-kreut të SHIK-ut, Fatos Klos. Ylber Zyberi, duke renditur faktet, “fto” me emra konkretë bashkëpunëtorë të Fatos Klosit, të pohojnë këto akuza.

Postimi i plotë në “Facebook” i Ylber Zyberit

Habitem! dhe me vjen neveri per nivelin e ulet te mediave kur shikoj kete personazh ne rolin e analistit! apo disa gazetar qe i drejtohen me fjalen profesor!!!!

Mua personalisht me ngjall neveri per faktin se ia njoh aktivitetin dhe rolin qe ka luajtur ne kohen qe drejtoi institucionin e Shikut 97-2002.

Une kam qene pjese e atij insitucioni dhe jam larguar nga puna me urdherin e tij ne tetor 2001,pas denoncimeve dhe qendrimeve te mia te hapura per imoralitetin, paligjshmerin e tij dhe bashkepunetorve (misionar dhe mercenar) te tij.

Une po veçoj disa nga roli i tij ne ate periudh, per te cilat po te kishte shtet ligjor nuk do e shikonim ne rolin e analistit neper studio televizive, por te nje personazhi te diskredituar.

-Ky ka rol kryesor ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe ngjarjeve qe pasuan ne tropoj 98-2000.

-ka bere vjedhje ne tenderin e blerjes se makinave per insitucionin duke manipuluar dokumentacionin per vleren e mjeteve dhe futur ne xhep gati gjysmen e vleres + mjete te vjedhura ne kosov te UMNIKUT, te cilat i ngjyrosnin dhe ne dok i benin sikur jan blere te reja.

– ka vjedhur parat qe dhane sherbimi i amerikan per punonjesit e Drejtoris se kukesit, nga 2500-3000$ per 52 punonjes qe kishte Drejtoria, i konvertoi ne lek dhe vetem pasi e ngrita zerin une me disa koleg te tjere per kete vjedhje vendosi te na jap nga 25.000 leke (reja). Ndersa misionarve te tij (gjithsej 4) ua dha shumen e plote, aq sa kishin dhene ne te vertete Amerikanet 3000$.

Per kete te vertete; te me ndihmoj ose te me pergenjeshtroj Fiqiri Meta i cili ne ate koh ishte misionar i klosit ne kukes, ku bashke me Ram Kucen kan bashkepunuar ne kete vjedhje te turpshme, dhe sot vazhdojne pune ne drejtori te rendesishme ne Shik.

-Ka perdorur fondin e veçante ( qe perdoret per shperblimin e informatorve) te insitucionit ne kundershtim me ligjin per te paguar njerez per qellime elektorale ne zgjedhjet e vitit 2001.

-Eshte autori dhe negociuesi i marrjes ne mbrojtje te J.Saliajt ne kosov, i akuzuar si pjesmarres ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe personalisht vete ka shkuar ne kosov per ta marr nga baza ku ishte i strehuar per ta nxjerr malit naten, dhe per ta prezantuar te nesermen se e arrestoi policia.

Kete t’ma pergenjeshtrojn dy ish punonjesit e shikut te asaj kohe dhe qe punojne akoma… K.P dhe A.L. te cilet ishin te besuarit e tij qe do e nxirrnin malit nga kosova ne tropoj.

Etj etj…..

Do ishte mire qe para’se te bej analiza politike ne studio tv, te sqaroj poziten dhe rolin e tij ne vrasjet e Shqiptarve te Kosoves gjate luftes dhe pas saj, brenda territorit te Shqiperise dhe ne Kosov, nga Ahmet Krasniqi e me radh….

-kam degjuar se i kan dhene nje titull “veteran i luftes se UÇK”, duhet ta sqaroj ky ose ata qe ja kan dhene kete titull , çfar lufte ka bere ky person?!

– kam shum deshire te krijohet ajo gjykata speciale ne Kosov, mbase do dali ne drite roli i tij ne vrasjet politike.

Jam i vetedishem se ky personazh negativ nuk eshte hetuar, ndeshkuar dhe nuk do ndeshkohet ne kete realitet politik, per faktin se ju ka sherbyer te gjith krahve te politikes per interesa kriminale.

Kete bindje kam patur edhe ne 2002 kur u ngrit komision hetimor parlamentar (i inicuar nga opozita e asaj kohe), per hetimin e aktivitetit te tij.

Kete ia kisha shprehur kryetarit te atij komisioni S.Ngjeles i cili ne ate koh nuk ra dakort me mendimin dhe parashikimin tim, por pasi perfundoi “hetimi” ne 2005 ne nje takim te rastesishem “Avo’koti”, me drejtohet me fjalet; me doli fjala jote!.

Si perfundim; dua te them se ky eshte vertete “llum kazani mediatik” i Edi Rames, qe e marrin kete “kok kazan”, si “luge druri” per te perzier dhe deformuar opinionin publik!.

Me te njejtin mllef siç flet sot ne emisione televizive, e ka drejtuar Insitucionin e SHIKU-ut, duke intriguar ( gjueti shtrigash) ndaj kundershtarve politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY