SKANDAL/ Ja pse u ekstradua me shpejtësi në Itali, financieri i Habilajve

SKANDAL/ Ja pse u ekstradua me shpejtësi në Itali, financieri i Habilajve

227
0
Shares
Nezar Seitaj

Zbardhen arsyet e ekstradimit me shpejtësi drejt Italisë, të financierit të Habilajve. Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook, se Nezar Seiti, është ekstraduar pasi po bëhej i penduar i drejtësisë.

Ekstradimi i papritur i Nezar Seiti një ditë më parë ka lënë jo pak hije dyshimi. Fakti se ai ishte në hetim në Shqipëri dhe u dërguar në Itali, ka sjellë edhe akuza të shumta ndaj ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Financieri i bandes Habilaj – Tahiri u ekstradua sepse po behej i penduar i drejtesise!

Te dashur miq, pas zgjedhjes se tij si kryegjykates dhe kryeprokuror, kreu i meduzes dhe mafies ne Shqiperi veproi me shpejtesi te rrufeshme. Ai liroi Soton, qe ne makinen e tij se bashku me Tahirin transportonin milion euro para krimi, i ktheu me urgjence pashaporten Tahirit, liroi nga burgjet kriminele te rrezikshem nderkombetar dhe ekstradoi, duke keqshfrytezuar ndrikull Gjonajn, financierin e bandes Habilaj – Tahiri, i cili i kishte dhene vetem ketij te fundit miliona euro nga trafiqet e bandes se tij.

Largimi me urgjence nga Shqiperia i financierit u be sepse ai kishte dhene shenja te qarta se deshironte te behej i penduar i drejtesise.

Duke ekstarduar financierin e bandes Habilaj – Saimir Trafiku, i cili po pranonte te behej i penduari i drejtesise, kryegjykatesi dhe kryeprokurori mbylli perfundimisht dosjen e tyre!

Ky eshte nje akt tjeter kriminal, per te cilin ne mungese te plote te hetimit dhe drejtesise duhet te marre pergjigjen e merituar vetem e vetem nga revolta masive popullore e 27 janarit, tik taku i ores se te ciles po afron!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY