Apeli i të përndjekurve Politikë: Qeveri armiqësore! Antikomunistët shpirti i protestës së...

Apeli i të përndjekurve Politikë: Qeveri armiqësore! Antikomunistët shpirti i protestës së 27 janarit

128
0
Shares

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë, ka apeluar sot  dhe ju ka bërë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita nesër, në 27 janar ora 12.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

“Të përndjekurit politike kanë më shumë se kurrë sot, motiv e arsye  të protestojnë ndaj një qeverie që ka hequr çdo maskë në raport me ne, e po shfaqet gjithnjë e më armiqësore në të njëjtën linjë politike e logjikë me etërit e tyre politikë e gjenetik të diktuarës komuniste”, thuhet në Thirrjen e kësaj shoqate, adresuar sot nga kryetari i saj, Nebil Çika.

“Qeveri është armiqësore! Antikomunistët do të jenë shpirti i protestës së 27 janarit”, thuhet më tej në këtë Thirrje .

Thirrja e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike te Shqipërisë 

Nebil Çika

Shoqata  Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë u bën thirrje te gjithë te përndjekurve politike te marrin pjese ne protestën e thirrur nga opozita ne 27 janar  ora 12.00 ne Bulevardin Dëshmoret e Kombit ne Tiranë.

Të përndjekurit politike kanë më shumë se kurrë sot, motiv e arsye  të protestojnë ndaj një qeverie që ka hequr çdo maskë në raport me ne, e po shfaqet gjithnjë e më armiqësore në të njëjtën linjë politike e logjikë me etërit e tyre politikë e gjenetik të diktuarës komuniste.

Ditë më parë qeveria, nëpërmjet ministrit të financave deklaroi se ka ngrirë edhe atë fond modest që kishte miratuar në buxhet për dëmshpërblimin e te përndjekurve politike dhe po tenton të ndryshojë ligjin duke përjashtuar nga kompensimi trashëgimtarët.

Ky është një akt i drejtpërdrejtë  armiqësor i qeverise Rama një rikthim i pastër i luftës së klasave te aplikuar për 50 vite nga etërit e tyre politike e gjenetike   .

Por ky nuk është akti i parë e i vetëm armiqësor i qeverisë Rama me të përndjekurit politike.

Që nga ardhja në pushtet në vitin 2013 janë me qindra akte të tilla që dëshmojnë për një qëndrim të qartë politik, një strategji të llogaritur mirë kundër të përndjekurve sipas parimit të luftës së klasave.

Vetë fakti që pjesë e qeverisë Rama dhe të institucioneve shtetërorë të kontrolluara nga qeveria janë nga radhët e prosektorëve tanë apo pinjollë gjenetikë të tyre është i mjaftueshëm për të kuptuar qëndrimin dhe mendimin që kjo qeveri e ky pushtet ka dhe manifeston ndaj të përndjekurve politike antikomunistë gjë që është tashmë e vërtetuar edhe me vendimet apo veprimet e tyre.

Prandaj pjesëmarrja jone ne protestë është e rëndësishme pasi ne me mire se çdo shqiptar tjetër  vlerësojmë lirinë e demokracinë për te cilat kemi sakrifikuar aq shumë . Ne se na i marrin sot siç po tanojnë te bëjnë nesër do te jete vone,

Do te jemi ne proteste për ti thënë Jo rikthimit te  politikave e praktikave te diktaturës komuniste dhe  Sigurimit te Shtetit , për te mbrojtur interesat dhe dinjitetin tone e te familjeve tona . Në se diktatura po behet realitet lufta ndaj saje është pa tjetër një detyrim  i yni . Le ti përgjigjemi te keqes se  bijve me të njëjtin qëndrim, ideal  e sakrifice qe te paret tanë ju përgjigjen terrorit të etërve   .

Zoti i bekoftë të përndjekurit politike antikomunistë !

Zoti e bekoftë Shqipërinë  

Kryetari

Nebil Çika

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY