Ekstradimi i financierit të Habilajve, Prokuroria nis hetimet ndaj ministres së Drejtësisë

Ekstradimi i financierit të Habilajve, Prokuroria nis hetimet ndaj ministres së Drejtësisë

152
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedurën e verifikimit të ekstradimit të Nezar Seitit në ministrinë e Drejtësisë. Nga ana e saj Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet edhe në Prokurorinë e Tiranës dhe Krimeve të Rënda për rastin e ekstradimit të Nezar Seitit.

Ky është një rast i paprecedente, kur një person nën hetim dhe me masë sigurimi ‘arrest me burg’ nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ekstradohet për llogari të autoriteteve të huaja.

Një ditë më parë se Ministria e Drejtësisë lejoi ekstradimin drejt Italisë të atij që njihet si financier i Habilajve, Nezar Seiti, ndërkohë që për të kishte një masë ndalimi për llogari të Krimeve të Rënda.

Policia e Shtetit tha një ditë më parë se Nezar Seiti u është dorëzuar në Rinas autoriteteve italiane në bazë të urdhrit nga ministria e Drejtësisë. DRONI.al

 

Foto, Florjan Habilaj (Lolo)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY