DETAJE/ Nesër protesta e opozitës, 1500 policë të angazhuar, ja akset ku...

DETAJE/ Nesër protesta e opozitës, 1500 policë të angazhuar, ja akset ku do ndalohet qarkullimi i mjeteve

154
0
Shares

Një ditë para protestës së opozitës, pritet të aktivizohen rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat shqiponja, FLO dhe FNSH për të siguruar rendin dhe qetësinë. Sipas burimeve nga policia, pranë vendit ku do të mbahet protesta do stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.

Parapërgatitja për protestën ka nisur më herët. Rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga drejtori i Tiranës u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës me agjentë civilë. Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra.

Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi Dëshmorët e kombit dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me kryeministrinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY