Basha për protestën: Edi Rama është i rrëzuar moralisht dhe politikisht

Basha për protestën: Edi Rama është i rrëzuar moralisht dhe politikisht

120
0
Shares

Kreu  demokrat Lulzim Basha tha në opinion të Blendi Fevziut se nuk ka asnjë ngjashmëri mes tij dhe Edi Ramës. Basha tha se ka vënë më se njëherë interesin e qytetarëve mbi interesin e partisë ndërsa Rama vë interesin e miqve mbi interesat e qytetarëve dhe Shqipërisë. Basha deklaroi se nuk ka vend për marrëveshje dhe bashkëpunim. “Nuk bashkëpunoj me Ramën, por do të bashkëpunoj me të gjithë për të rrëzuar Edi Ramën”, tha Basha.

Në vijim ai ka folur për protestën që do të mabhet të shtunën.“Protesta s’bëhet për PD-në, as për karriget tona. Protesta bëhet për drejtësinë e barabartë për të gjithë, kundër një drejtësie të kapur, për një ekonomni që funksionon, për një shtet që i afrohet Europës. Opozita është në të drejtën e saj ta thërrasë. Ky nuk është spektakël. Ne jemi në misionin tonë për të thirrur njerëzit”, u shpreh Basha.

Ai vijoi idenë e tij duke u shprehur se në këtë vend kanë rënë të gjitha institucionet dhe institucioni i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve, fakt që e vërtetoi skandali Saimir Tahiri.

Kreu demokrat Lulzim Basha është shprehur sërish mbi lirimin e Durim Keçit nga gjykata. Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” Basha tregoi se Edi Rama i ka thënë Keçit që nuk ka bir ashtu e ashtu të të ekstradojë ty.

Kreu I opozitës ka kujtuar edhe një herë fotografitë e publikuara pre tij në Opinion, ku Keçi person me precedent penalë shihet pranë njerëzve të Partisë Socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY