FOTO/ Lezhë, finalizohet “Etalon”, sekuestronen 9 mina me telekomandë

FOTO/ Lezhë, finalizohet “Etalon”, sekuestronen 9 mina me telekomandë

106
0
Shares

9 mina me telekomandë janë sekuestruar në Lezhë, gjatë zhvillimit të operacionit “Etalon”.
Mint ishin të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, tritol dhe si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e tyre.
Pas finalizimit të operacionit u arrestuan 2 persona si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor.
Vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë ndërsa për të arrestuarit është ngritur akuza “Trafikimi i armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim ,  parashikuar nga nenet 278/a dhe 25 të Kodit Penal.
Të arrestuarit janë
– Franko Çinari , 21 vjeç , banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,
– Stavro Kotorri , 18 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim  shtetasi E.T. 30 vjeç,  banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor në këtë veprimtari kriminale si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë.
U sekuestruan :
– 9 mina me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë
– 1 çantë sportive
– 1 kallëp lëndë shpërthyese ( tritol)
– 4 magneta
– tela , kaçavida etj.. materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave
Policia informoi sot detaje të operacionit të koduar “Etalon”.





/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY