Shpërthen Nishani: Ja kush po e drejton vendin dhe reformën në drejtësi

Shpërthen Nishani: Ja kush po e drejton vendin dhe reformën në drejtësi

203
0
Shares

Shqipëria po qeveriset nga ish-partia e Punës. Kështu u shpreh ish-Presidenti Bujar Nishani gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë. Nishani ka folur për aktualitetin politik në vend, ndërsa theksoi se nëse vjet kanë ikur nga Shqipëria 300 mijë shqiptarë, këtë vit po ikën dyfishi i tyre. Nga Malësia e Madhe, ku ai u takua me ish të përndjekurit politikë, Nishani deklaroi se shqiptarët kanë motiv të madh për t’iu bashkuar protestës së 27 janarit. Sipas tij, reforma në drejtësi po drejtohet nga të korruptuar dhe bandat.

“Shqipëria po qeveriset nga ish-Partia e Punës. Nëse në 2017 janë larguar 300 mijë shqiptarë, këtë vit po largohen dyfishi. Reforma në Drejtësi nuk mund të funksionojë me drejtues të korruptuar dhe bandave. Më 27 janar shqiptarët kanë motiv të madh për protestë, humbjen e shpresës, mungesën e punës, krimit të organizuar dhe mungesës së shtetit”, tha Nishani.

Bujar Nishani u nderua me titull mirënjohje nga Unioni Mbarëkombëtar i të Përndjekurve në Malësinë e Madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY