FOTO & EMRI/ Ekstradohet drejt Italisë financieri i Habilajve

FOTO & EMRI/ Ekstradohet drejt Italisë financieri i Habilajve

90
0
Shares
Nezar Seitaj

Gjykata ka vendosur ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, ia arrestuar pak kohë më parë në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të ‘Habilajve’. Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313.

Nezar Seiti njihet si “financieri” i grupit të Habilajve, pavarësisht se ai asnjëherë nuk e ka pranuar përfshirjen e tij.

Arrestimi

Në vijim të operacionit antidrogë ku në fshatin Babicë u sekuestruan rreth 4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, u arrestua pronari i banesës dhe u shoqëruan dy shtetas të tjerë ju informojme se:

Policia e Vlorës, në zbatim të Urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka ndaluar edhe një tjetër shtetas si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit dhe të hetimeve rezultoi si i implikuar në këtë veprimtari kriminale edhe shtetasi: Nezar Seiti, 40 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë.

Vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijon puna për kapjen e ndalimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim apo që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Foto, Florjan Habilaj (Lolo)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY