Deputeti demokrat: Rama diskriminon Gjirokastrën, kulmi qëndrimi ndaj aeroportit të këtij qyteti

Deputeti demokrat: Rama diskriminon Gjirokastrën, kulmi qëndrimi ndaj aeroportit të këtij qyteti

135
0
Shares

“Rilindja” dhe kryeministri Edi Rama po diskriminojnë Gjirokastrën, kulmi qëndrimi ndaj aeroportit të këtij qyteti. Ky reagim vjen nga deputeti demokrat i këtij qarku Tritan Shehu.

“Z. Rama ka demonstruar nje sere qendrimesh e veprimesh ku manifestohet se se paku nenvlehteson Gjirokastren.

Kjo duket ne financimet lokale, inftrastrukturen rrugore, gjendjen e Universitetit, Spitalit, Kalase, etj.

POR QENDRIMI NDAJ AEROPORTIT TE GJIROKASTRES ESHTE KULMI I DISKRIMINIMIT NDAJ ATIJ QYTETI E QARKU.

Ai aeroport i vene ne pune qe ne vitin 1929, ne baze te nje studimi e projekti te shkelqyer italian, do kishte nje rendesi shume dimensionale edhe sot.

Qe atehere prej andej edhe djathi i Gjirokastres fluturonte per ne Napoli, nga ku me anije transportohej ne ShBA.

Por Kryeministri mbas aeroportit te Vlores deklaron ate te Sarandes, ndersa me cinizem nuk flet asnje fjale per Gjirokastren.

Jo vetem kaq, por po le te shkaterrohet dhe rruga Kardhiq-Delvine, qe po te kombinohet me Aeroportin e Gjirokastres e afron ate vetem 35 km me detin.

Kryeministri “harron” se Gjirokastra eshte qytetet turistik i rralle, nje margaritar i mbrojtur nga UNESCO, vetem 2 km nga siti arkeologjik romak Adrianopolis. Se bashku me Permetin, Kelcyren, Libohoven, Dropullin, Tepelenen e Memaliajn, perbejne nje qender te madhe ekonomike, kulture, vlerash e traditash.

Venia ne eficience e atij Aeroporti se bashku me mbarimin e rruges se Kardhiqit, do te krijonte nje rreth levizje turistike me nje aeroport per te gjithe Jugun e dy pole, Gjirokastren e Saranden.

E kombinuar kjo me regullimin e rruges per Tre Urat, lind nje “gjenerator” ekonomik, zhvillimi e prosperiteti per te gjithe Qarkun, Saranden etj.

Me tej kemi dhe Boshtin e haruar te Jugut…

KEMI TE BEJME KETU ME MUNGESE VIZIONI, INTERESA TE DYSHIMTA APO NDJENJE DISKRIMINIMI PER GJIROKASTREN?”, shkruan Tritan Shehu në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY