11 masa arresti ne mungese, mashtrim prej 9 milione dollaresh

11 masa arresti ne mungese, mashtrim prej 9 milione dollaresh

174
0
Shares

Gjykata e Tiranës vendosi sot 11 masa arresti në mungesë, 5 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës, kurse 6 janë ende në kërkim. Prokurori Ndini Tavani kerkoi nga gjykata vendosjen e mases se arrestit per nje numer personash qe kane kryer vepren penale te mashtrimit.

Personat për të cilët është dhënë masa e arrestit dyshohen se përmes një skeme mashtruese me TVSH i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarë.

Njoftimi i policise:

Nga Sektori për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u krye ekzekutimi i masave te sigurimit personal “arrest me burg” te nxjerra nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane per shtetasit:

-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Tiranë.

-Shkelqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë.

-Bujar Murataj , 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

-Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.

-Nevruz Lami , 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre dhe për shtetasit:
B.Gj, A.B, E.SH, S.K dhe M.M.

Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer në kuadër të operacionit ”Situacioni”, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të cilët pas një hetimi disa mujor ka siguruar fakte dhe prova materiale se persona të ndryshëm kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfëshire një numër i madh subjektesh.

Veprimet Hetimore dhe Proceduriale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të keto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në.

Këto subjektë në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë konsumuar elementë të vepres penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për kapjen dhe ndalimin edhe të pesë personave të tjerë të shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY