Media serbe për Ramën: Na provokoi sërish

Media serbe për Ramën: Na provokoi sërish

176
0
Shares

Deklarata e Kryeministrti Rama në davos se Shqipëria dhe Serbia mund të bashkohen në BE kur Serbia ta pranojë Kosovën, ka bërë që mediet serbe ta quajnë “provokim” këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar.
“Kur flasim për Serbinë, ajo ka avantazhin e negociatave me BE-në dhe ne presim që të fillojmë negociatat e pranimit këtë vit. Ne dhe Serbia mund të bashkohemi së bashku në BE, nëse Serbia e njeh Kosovën”, ka thënë Rama në Davos.

“Menjëherë pas takimit me Vuçiç, Rama provokon Serbinë”, shkruan media serbe Alo.rs.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Gjatë kësaj vizite, Rama është takuar me personalitete të ndryshme, mes të cilëve edhe me presidentin serb, Aleksandër Vucic, raportojnë mediat serbe.

I pyetur nga mediat nëse Rama pret që Serbia dhe Shqipëria të bashkohen së bashku, ose nëse Serbia do të bëhet anëtare para Shqipërisë, Rama tha ndër të tjera se ishte një proces i bazuar në merita.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155502641706523/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155502866261523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY