DETAJE & FOTO/ Tiranë, Policia zbardh kërcënimin me armë te Urgjenca e...

DETAJE & FOTO/ Tiranë, Policia zbardh kërcënimin me armë te Urgjenca e Pediatrisë

481
0
Shares

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para për konfliktin sot te Urgjenca e Pediatrisë, ndërsa një efektiv i një policie private, ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar dy prindër të tjerë, pas një konflikti për radhën.

Sipas Policisë së Tiranës, mësohet se sot rreth orës 13.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në ambientet e urgjencës së Spitalit Pediatrik ka pasur një konflikt.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se brenda ambienteve të spitalit kishte pasur një konflikt midis 3 prindërve që prisnin ne radhë për të vizituar fëmijët. Njëri prej tyre është punonjës i një Policie private konkretisht shtetasi A. C.

Ata janë shoqëruar ne Komisariat për sqarimin e rrethanave. Ne deklarime dy shtetasit A. Sh., dhe D. F., pretendojnë se polici privat u ka treguar armën që mbante me vete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY