DOSJA/ Vrau pronaren me urdhër të burrit, ja si u tradhtua e...

DOSJA/ Vrau pronaren me urdhër të burrit, ja si u tradhtua e zbulua Fatjon Karmeshta

240
0
Shares

“Nuk jam në gjendje të flas tani, do të flas në një moment të dytë”. Këto kanë qenë fjalët e vetme të shtetasit Fatjon Karshmeta në seancën gjyqësore për masën e sigurisë, i akuzuar për vrasjen e Suela Sulaj në prill të 2016. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

I arrestuar disa ditë më parë Fatjon Karmeshta akuzohet për vrasje. Sipas akuzës së Prokurorisë ai ka mbyt me duar Suela Sulen nënën e tre fëmijëve dhe gruan e pronarit të tij, ngjarjë ndodhi me 18 prill të vitit 2016 në Shkodër. Sot gjykata për Kime të Rënda ka patur një seancë dhe janë vlerësuar kërkesat e prokurorisë ku dyshohet se ai është urdhëruar nga pronari i tij për të kryer vrasjen, dhe se janë gjetur shenja të ADN në thonjtë e viktimes, shenja që i përkasin këtij të fundit.

Ndërkohë në telefonin e viktimës janë gjetur regjistrime të bisedave të Fationit me burrin e viktimës.

Dosja
Fatjon Karmeshtna

Suela Sula,  38 vjeçarja nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në banjon e mobilierisë, në 18 prill të vitit 2016,  e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula., i cili u arrestua dhe ndodhet në proces gjykimi për akuzën “vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie”

U mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet e thelluara zbuluan diçka tjetër. Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta. Që në momentin e arrestimit Sadetini ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes.

Suela  u mbyt me duar në fyt

Në dosje zbulohet se më 18 prill 2016, rreth orës 12.30, në fshatin Melgushë, Njësia Administrative Bushat, Shkodër, në mjediset e brendshme të mobilerisë “Europa”, pikërisht në banjë, u gjend e vdekur bashkëpronarja zj. Suela Sula. Viktima ishte shoqëruar në mëngjes në vendin e punës nga bashkëshorti i saj, i pandehuri Sadetin Sula, i cili më pas provohet se u kthye në qytetin e Shkodrës.

Nga akti i ekspertimit mjekoligjor Nr. 187, i kryer në orën 16.00 të datës 18. 04. 2016, mbi ekzaminimin e kufomës së viktimës Suela Sula, rezultoi se në trupin ne saj u konstatuan dëmtime që shkaktohen nga shtrëngimi i qafës me duar. Ekspertët mjekoligjorë konkluduan se vdekja e shtetases Suela Sula u shkaktua nga asfiksia mekanike nga shtrëngimi i qafës me duar dhe mjete të tjera. Krimi është kryer në harkun kohor 08.10 – 10.00 të datës 18. 04.2 016.

Një vit më pas më 7 prill 2017, i pandehuri Sadetin Sula u akuzua për kryerjen e krimit të vrasjes me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare, për motive xhelozie, në dëm të bashkëshortes së tij viktimës Suela Sula, parashikuar nga neni 79/c i KP.

Më 12. 05. 2017 çështja në ngarkim të tij u dërgua në gjyq dhe ndodhet në fazën e shqyrtimit gjyqësor të saj.

Nga këqyrja e telefonit të viktimës u përftuan disa regjistrime audio, ku Sadetini bashkëbisedonte edhe me një person të quajtur Fatjon Karmeshtna, me të cilin rezulton se kishte një raport të ngushtë dhe bisedojnë për raportet e të pandehurit me bashkëshorten dhe dyshimet e tij rreth saj.

Si ra në grackë Fatjoni, shishja e ujit që tradhtoi autorin?

Gjatë hetimeve paraprake prokuroria kishte marrë në pyetje Fatjonin por ai kishte dhënë deklarime të rreme. Prokuroria dyshonte se ishte ai ekzekutori material i krimit dhe e mori në pyetje. Atëherë për të provuar faktin u kryen hetime më të thelluara në rrugë operative.

Në kërkesën e urdhrit të ndalimit të prokurorit thuhet: “Me anën e një shisheje uji që e përdori i dyshuari, me urdhër të prokurorit, u tentua të merrej material biologjik për të ndërtuar profilin gjenetik të AND-së së këtij shtetasi dhe për të kryer në vijim krahasimet e nevojshme”.

Ekpertimi biologjik i ADN-së u krye më 8 janar 2018. Ky profil gjenetik u krahasua  profilin gjenetik të mbetjeve biologjike të marra nga thonjtë e dorës së djathtë të viktimës Suela Sula dhe ekspertët vërejtën përputhje të plotë.

Më 19 janar 2018 ekspertët arritën në konkludimin se: “Profili gjenetik i përftuar nga materiali human në grykën e shishes e cila është përdorur nga shtetasi Fatjon Karmeshtna, ekzaminuar me aktin Nr.141, datë 08.01.2018, është plotësisht i përfshirë në profilin miks të përftuar nga thonjtë e dorës së djathtë të kufomës së shtetases Suela Sula, ekzaminuar me aktin Nr. 4619 datë 24. 05.2016.”

“Ky konkluzion provon se viktima është përpjekur t’i rezistojë tentativës së të dyshuarit Fatjon Karmeshtna për ta mbytur dhe gjatë kontaktit fizik materiali biologjik i këtij të fundit ka mbetur i fiksuar në thonjtë e dorës së djathtë të viktimës”

“Në këto rrethana, ka të dhëna të mjaftueshme se ekzekutori material i krimit të vrasjes me mbytje të viktimës Suela Sula është i dyshuari Fatjon Karmeshtna “. Me bindjen se Fatjoni “kreu krimin në bashkëpunim dhe me porosi të të pandehurit Sadetin Fadil Sula” prokuroria kërkoi arrestimin e tij.

Fatjon Karmeshta u arrestua disa ditë më parë ndërsa procedimi penal ndaj tij nisi më 17 janar 2018.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY