Sekretari Suedez i Shtetit për Çështjet e Bashkimit Europian dhe të Tregtisë...

Sekretari Suedez i Shtetit për Çështjet e Bashkimit Europian dhe të Tregtisë viziton sot Shqipërinë

154
0
Shares

Oscar Stenström, Sekretari suedez i Shtetit për Çështjet e Bashkimit Europian dhe të Tregtisë do të vizitojë Shqipërinë sot në 24 janar.

Vizita do të shërbejë për të përforcuar marrëdhëniet e ngushta midis Suedisë dhe Shqipërisë, si edhe për të konfirmuar mbështetjen e Suedisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe për të diskutuar reformat që priten të ndodhin. Gjithashtu, gjatë vizitës do të shqyrtohen mundësitë për marrëdhënie tregtare të përforcuara me Shqipërinë dhe rajonin.

Stenström do të takojë, midis të tjerëve, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministrin e Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Zëvendës Ministrin e Financave Erion Luçi si edhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare, dhe nga komuniteti i biznesit suedez dhe shqiptar.

Gjatë  vizitës së tij, Stenström do të mbajë një fjalim me rastin e nisjes së një projekti bashkëpunimi për zhvillim, midis agjencive të drejtësisë suedeze dhe shqiptare, në fushën e drejtësisë për të mitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY