KONFLIKTI/ Motrat e akuzojnë se ju rreh nënën, 60-vjeçari: Ato dhe nipi...

KONFLIKTI/ Motrat e akuzojnë se ju rreh nënën, 60-vjeçari: Ato dhe nipi tentuan të më vrisnin

123
0
Shares

Familja Jonuzaj nga Vlora është përfshirë në një konflikt të ashpër. Tre motrat janë vënë kundër vëllait, Niaziut, ndërkohë që ky i fundit pretendon se ato duan që ta vrasin. Pas shumë debatesh dhe zënkash të cilat sipas motrave kanë pasur shkak keqtrajtimin që vëllai i bënte nënës, ka ndodhur një ngjarje shumë e rendë.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, Niazi Jonuzaj rrëfen si ka nisur sherri dhe çfarë ka ndodhur mes tij dhe të motrave. Niaziu thotë se në datën 20 tetor 2016 nipi Emanueli dhe tre motrat kanë shkuar në banesën e tij edhe pse një ditë më parë kishin deklaruar në polici se nuk do të shkelnin më atje, kanë dhunuar fillimisht banesën dhe më pas nipi e ka gjuajtur me levë në kokë në sy të bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur. I gjakosur është paraqitur në komisariat, ka bërë denoncimin e tij dhe pas një jave që ka qenë i shtruar në spital ka përfunduar edhe ai bashkë me nipin në Gjykatë. Të dy kanë akuzuar fort njëri-tjetrin, fillimisht është vënë masa e arrestit me burg, por më pas dënimi për secilin ka kaluar në shërbim prove.

Niazi Jonuzaj pretendon se çështja është manipuluar. “Nipi jo vetëm nuk mori dënimin e merituar, por ai vetë nga viktimë e dhunës, u trajtua si fajtori”. Qetësia në familjen e tyre ka kohë që ka marrë fund, por ai apelon publikisht që nëse drejtësia nuk vendoset në vend atëherë do ta zgjidhë ndryshe këtë histori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY