DETAJE/ Flasin familjarët e 21-vjeçarit: Aldisoni dhe Ariela kishin një lidhje 4-vjeçare

DETAJE/ Flasin familjarët e 21-vjeçarit: Aldisoni dhe Ariela kishin një lidhje 4-vjeçare

209
0
Shares

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti e vrarë 21-vjeçarja Ariela Murati mësohen detaje të reja që çuan në këtë krim. Aldison Beluli, personi i cili qëlloi mbi të renë dhe më pas edhe mbi veten, për momentin ndodhet në koma, ndërkohë që mësohet se të dy të rinjtë kanë pasur një lidhje 4-vjeçare bashkë.

Dëshmia e vëllait të Alsidon Belulajt, për Neës24 ka rrëzuar gjithçka është thënë deri tani për marrëdhënien mes tij dhe Arielës, vajzës që 23-vjeçari e vrau të dielën. Sipas tij, Aldisoni dhe Ariela ishin në një lidhje dhe mes dy familjeve nuk kishte pasur probleme. “Prindërit shkuan për t’i kërkuar dorën vajzës, vajtën për të sqaruar situatën, nuk kishte debate mes dy familjeve. S’është e vërtetë që ka kërcënuar se do vrasë Arielën, Aldisoni është shumë tip i mbyllur, ai nuk është zënë asnjëherë me Arielën”.

Jo më larg se dy muaj, 21-vjeçarja kishte kërkuar ndarjen me Aldisonin, por kjo nuk është pritur mirë nga i riu i cili i ka kërkuar të riktheheshin sërish bashkë. Po ashtu, 10 ditë para krimit të rëndë, Ariela ndryshon numrin e telefonit.

Deri më tani është thënë se Aldisoni e përndiqte 21-vjeçaren që në gjimnaz dhe refuzimet e saj të vazhdueshme u bënë shkak për vrasjen. Sipas dëshmisë së vëllait të Aldisonit, të dy të rinjtë ishin në një lidhje prej kohësh dhe nëse kjo është e vërtetë, shkak për vrasjen kanë qenë grindjet mes çiftit.

Aldison Beluli kishte disa ditë që kërkonte Arielën në Tiranë derisa u përball me të ditën e diel ku e vrau 21-vjeçaren me plumb në kokë në prani të motrës dhe kushërirës së saj. Mësohet se Ariela i është ulur në gjunjë autorit dhe i ka kërkuar të mos e vrasë. Pas krimit, Belulaj tentoi vetëvrasjen duke qëlluar veten në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY